Vetëm tre spitale në gjithë Anglinë janë më të ngarkuar sivjet

Vetëm tre spitale në gjithë Anglinë janë më të ngarkuar sivjet

19:39, 30/11/2020
A+ Aa A-

Pandemia e koronavirusit në Shqipëri i ka mbingarkuar spitalet, duke e çuar sistemin drejt kolapsit.

Por teksa pamjet që ofrojnë spitalet shqiptare janë të frikshme, ndërsa janë regjistruar edhe raste makabre vetëvrasjesh, në botën perëndimore ndodh ndryshe.

Sipas Daily Mail, në të gjithë Anglinë janë vetëm tre spitale më të ngarkuara se një vit më parë. Pavarësisht izolimit dhe faktit se Anglia ka një numër të lartë infeksionesh dhe viktimash, spitalet nuk janë në gjendje të vështirë.

Në total rreth 78 mijë shtretër nga 89 mijë në total janë të zënë në këto momente. Dr. Karol Sikora deklaroi sot se qeveria po u bën lavazh truri njerëzve me fushatat e saj të frikësimit.

Kurse Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social në Britaninë e Madhe, Matt Hancock thotë se tashmë virusi është nën kontroll të paktën në ishull.

Po ashtu ai ka zbuluar planin e radhës të Britanisë së Madhe për të zhvilluar testim masiv, edhe të personave asimptomatikë në ‘zonat e nxehta’ apo të nivelit të tretë siç i quan qeveria britanike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco