Covid-19: Gati 100 mijë njerëz infektohen çdo ditë në Angli

Covid-19: Gati 100 mijë njerëz infektohen çdo ditë në Angli

09:21, 29/10/2020
A+ Aa A-

Gati 100,000 njerëz janë duke u infektuar nga koronavirusi çdo ditë në Angli, thuhet në një hulumtim të gjërë në Angli. Studimi, nga Imperial College London, thotë se ritmi i epidemisë po përshpejtohet dhe vlerëson se numri i njerëzve të infektuar tani dyfishohet çdo nëntë ditë. Autorët thonë se ne jemi në një "fazë kritike" dhe "diçka duhet të ndryshojë".

Franca dhe Gjermania janë kthyer tek bllokimi për të kontrolluar virusin.

Sekretari i Komuniteteve Robert Jenrick tha për BBC  se qeveria donte të "përpiqej të shmangte shtetrrethim në Angli. "Ne nuk kemi një plan, sot, për të bërë një bllokim të plotë kombëtar," tha ai, duke shtuar se një veprim të tillë "do të ishte shkatërrues për jetën dhe jetesën e njerëzve dhe shëndetin dhe mirëqenien më të gjerë".

Ekspertët po paralajmërojnë se po i afrohemi me shpejtësi kulmit të infeksioneve që ndodhën në pranverë.

Studimi React-1 është me shumë ndikim sepse është vlerësimi më i azhurnuar mbi Covid-19 në vend, me testet e fundit të bëra të dielën dhe gati 86,000 vullnetarë që marrin pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco