VIDEOLAJM/ Aksident i tmerrshëm, ja pasojat e drogës në timon

VIDEOLAJM/ Aksident i tmerrshëm, ja pasojat e drogës në timon

13:26, 26/09/2020

Policia britanike publikoi pamjet e një aksidenti të tmerrshëm. Dy makina u përplasën kokë më kokë, ndërsa një person humbi jetën.

Policia tha se një i ri 25-vjeçar, i droguar, po e ngiste makinën me shpejtësi të lartë në kah të kundërt, kur u përplas dhe la të vdekur një person.

Qëllimi i publikimit të videos ishte ndërgjegjësimi për pasojat shkatërrimtare të drogës kur dikush nget makinën.

Autori i aksidentit u dënua me 8 vite burg. Ndërkohë në Britani po diskutohet mundësia e dënimit me burgim të përjetshëm për personat që vrasin të tjerët në aksident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco