Shifrat stratosferike/ Pandemia i bëri më të pasur! Bezos, Musk dhe Zuckerberg fituan 845 miliardë dollarë

Shifrat stratosferike/ Pandemia i bëri më të pasur! Bezos, Musk dhe Zuckerberg fituan 845 miliardë dollarë

19:32, 19/09/2020

Pandemia ka pasuruar miliarderët amerikanë, ku shifrat stratosferike kanë bërë që “thesari” i tyre të shtohet.

Që prej 18 marsit kur është vendosur masa e izolimit, 643 personat më të pasur të Shteteve të Bashkuara kanë fituar 845 miliardë dollarë, thënë ndryshe 141 miliardë në muaj ose 4.7 miliardë në ditë.

Llogaritë për xhepat e më të pasurve në SHBA i ka bërë Instituti për Studimet Politike, sipas të cilit, ai që ka përfituar më shumë nga pandemia ishte Jeff Bezos.

Pasuria e themeluesit të Amazon është shtuar me 65%. Bezos mban titullin si njeriu më i pasur në planet.

Nuk mund të ankohet dhe Elon Musk, pasuria e të cilit u rrit me 247%, thënë ndryshe 92 miliardë dollarë.

Në këtë listë nuk mund të mungonte dhe Mark Zuckerberg. Të ardhurat e themeluesit të Facebook u rritën me 84%, ekuivalent me 100 miliardë dollarë. Shifrat janë në kontrast me pjesën tjetër të popullatës në Shtetet e Bashkuara gjatë pandemisë, që në rastin më të mirë kanë pësuar reduktim në pagë dhe në atë më të keqin kanë mbetur të papunë.

Disa nga shtetet po kërkojnë që të rrisin taksat për të pasurit, iniciativë që është parashtruar edhe në Kongres nga disa ligjvënës demokratë si Bernie Sanders, të cilët kërkojnë që miliarderët të taksohen 60% për fitimet gjatë vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco