FOTO/ Pamje nga shkatërrimi që la pas uragani ‘Sally’ në Alabamë dhe Florida

FOTO/ Pamje nga shkatërrimi që la pas uragani ‘Sally’ në Alabamë dhe Florida

22:01, 18/09/2020
A+ Aa A-

Alabama jugore dhe Florida janë shkatërruar totalisht nga uragani ‘Sally’ me erëra 105 mph, si dhe reshje të dendura shiu.

Deri tani, të paktën tre persona raportohet të kenë ndërruar jetë ndërsa më shumë se gjysmë milioni shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Tashmë, pamje të filmuara me dron tregojnë shkallën dëmit që ka lënë pas Sally në shumë shtete, përfshirë Bregun e Gjirit të Alabamës, Florida dhe Georgia.

Përveç dëmit të shkaktuar pronës dhe infrastrukturës në rajon, Sally mori jetë njerëzish në Alabama dhe në Georgia.

Dhe tani, një stuhi tjetër është formuar në Gulf Coast dhe pritet të forcohet në një stuhi tropikale. Kjo stuhi pritet të drejtohet nga bregdeti i Teksasit në ditët në vijim. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco