BE kërkon fonde shtesë për të siguruar vaksinat kundër Covid 19

BE kërkon fonde shtesë për të siguruar vaksinat kundër Covid 19

15:26, 18/09/2020
A+ Aa A-

BE dëshiron të mbledhë më shumë të ardhura për të mbështetur furnizimet e saj me vaksina kundër koronavirusit.

Lëvizja e BE mund të përkeqësojë përpjekjet e OBSH për të siguruar një shpërndarje vaksine të njëjtë për vendet e varfëra, edhe pse blloku ka përkrahur publikisht ndarjen e vaksinave COVID-19 midis gjithë popullsisë globale .

 Komisioni Evropian the se po përpiqej të ishte pragmatik pasi numri i përgjithshëm i vaksinave që mund të prodhohen globalisht vitin e ardhshëm është 2.4 miliardë.

Skema e OBSH-së, e quajtur COVAX, dëshiron të sigurojë 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021 dhe shumë vende, shumica e tyre kombe të pasura si Shtetet e Bashkuara, janë në një garë për të siguruar që të kenë furnizimet e tyre të vaksinave.

Komisioni u tha ambasadorëve të vendeve anëtare se kjo përpjekje e re do të kërkonte një rimbushje të një fondi emergjence të BE-së, i cili deri më tani ka vënë në dispozicion rreth 2 miliardë euro (2.4 miliardë dollarë) për të blerë vaksinat COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco