Europa po lufton për këtë vajzë

Europa po lufton për këtë vajzë

10:35, 18/09/2020
A+ Aa A-

BILD

Flokët e saj biondë dhe sytë jeshilë bëjnë që Diana 8-vjeçare të bjerë menjëherë në sy. Vajza e vogël afgane jeton me prndërit e saj jetojnë në çatinë e një godine të braktisur. Në anglisht ajo thotë: Duam të ikim!

Por rasti i saj është i komplikuar.

Kjo për shkak se babai i saj, Mohamad u arratis njëherë në Gjermani në vitin 2014. Atij iu dha statusi i tolerancës dhe punoi si shofer për DHL dhe Amazon. Kur ky status nuk iu zgjat, ai u kthye në mënyrë vullnetare te e shoqja dhe vajza në Afganistan në vitin 2018. “Jam kërcënuar nga talibanët, ata thonë se jam i krishterë për shkak se kam jetuar në Gjermani. Kështu që u arratisëm sërish,” thotë ai.

Tani familja ka ngecur në ishullin grek të Lesbos.

Megjithatë ata nuk janë mes 1553 refugjatëve që do të marrë Gjermania.

Se çfarë do të ndodhë me vogëlushen Diana dhe të tjerë emigrantë në Lesbos, kjo ka futur në sherr Europën.

Nga njëra anë është Gjermania, thuajse plotësisht e izoluar. Vetëm Franca dhe Finlanda duan të marrin ndonjë fëmijë.

Nga ana tjetër është thuajse çdo vend i BE. Madje edhe qeveria suedeze i ka thënë lamtumirë politikës së azilit. Kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka bërë po ashtu të qartë: Nuk do ndjekim rrugën e Gjermanisë.

Në një fjalim të rëndësishëm, liderja e BE, Ursula von der Leyen kërkoi: Emigrimi është një sfidë për të gjithë Europën- ja pse e gjithë Europa duhet të bëjë pjesën e saj.

Por ky apel ka rënë në veshë të shurdhër. Ministri i Jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek tha për BILD: “Kur bie fjala te emigracioni, strategjia jonë është të parandalojmë emigracionin ilegal dhe të detyruar”.

Për emigrantët në Moria, situata vazhdon: të presim dhe të shohim. Dhe të shpresojnë se në një pikë do të ketë një zgjidhje për situatën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco