Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Policia amerikane ekzekuton një person, frikë për trazira përsëri

Policia amerikane ekzekuton një person, frikë për trazira përsëri

09:19, 04/09/2020
A+ Aa A-

 

Policia amerikane ka qëlluar për vdekje një person që dyshohej se ka qëlluar për vdekje një aktivist të krahut të djathtë gjatë protestave të fundjavës së kaluar në Oregon, thanë zyrtarët amerikan.

Michael Reinoehl, 48 vjeç, po hetohej për vrasjen e një mbështetësi të Presidentit Trump gjatë protestave anti-racizëm në Portland.

Më përpara është regjistruar një intervistë, Reinoehl kishte pranuar vrasjen por e ka argumentuar se ndodhi në kushtet e vetëmbrojtjes pasi aktivisti i quajtur Danielson tentoi ti godiste me thikë.

"Nuk kisha zgjidhje. Dua të them, unë kisha një zgjedhje. Mund të isha ulur atje dhe t'i shikoja duke vrarë mikun tim me ngjyrë. Por unë nuk do ta bëja atë," tha ai.

"Ndërsa policët u përpoqën ta kapnin atë, pati të shtëna me armë," tha togeri Ray për gazetarët.

Më herët të enjten Presidenti Trump theksoi vrasjen e Danielson, duke postuar në Tëitter "Pse policia e Portland nuk arreston vrasësin gjak ftohtë të Aaron" Jay "Danielson. Bëni punën tuaj dhe bëjeni atë shpejt."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco