Norvegji, festuan si të harbuar në bunkerin nëntokësor, helmohen nga monoksidi i karbonit

Norvegji, festuan si të harbuar në bunkerin nëntokësor, helmohen nga monoksidi i karbonit

08:48, 31/08/2020
A+ Aa A-

Më shumë se 20 njerëz janë dërguar në spital me helmim nga monoksidi i karbonit pasi morën pjesë në një festë të çmendur në një bunker nëntokësor në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.

Policia thotë se festa u zbulua rastësisht kur një patrullë u ndesh me një grup të rinjsh që silleshin si të hutuar herët në mëngjes të dielën.

Disa të tjerë dolën nga një bunker dhe kërkuan një ambulancë. Autoritetet besojnë se helmimi u shkaktua nga gjeneratorët portativë që ishin sjellë.

Dy nga 25 viktimat mendohet të jenë oficerë policie që u kujdesën për festuesit.

"Për fat të mirë, të gjithë po përmirësohen. Mund të themi se janë jashtë rrezikut," i tha shefi i mjekëve,  Fridtjof Heyerdahl në spitalin Universitar të Oslos për gazetën Aftenposten.

Rreth 200 njerëz mendohet të kenë marrë pjesë në këtë harbim, sipas policisë së Oslos.

Policia u bëri thirrje gjithashtu të pranishmëve të tjerë të kërkonin kujdes mjekësor nëse filluan të vuanin nga dhimbje koke ose marramendje.

Një person i cili u largua para se të vinte policia i tha transmetuesit publik NRK se ai kishte dalë në ajër të pastër në shumë raste për shkak të cilësisë së dobët të ajrit brenda. Policia e Oslos ka nisur hetimin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco