Trump planifikon vizitë në Kenosha, vendi ku dhuna ka marrë përmasa të frikshme

Trump planifikon vizitë në Kenosha, vendi ku dhuna ka marrë përmasa të frikshme

10:30, 30/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë qytetin e Wiscoins i cili është përfshirë nga protestat dhe trazirat e mëdha pasi një njeri me ngjyrë u plagos rëndë nga policia.

Shtëpia e Bardhe ka njoftuar se Trump do të udhëtojë drejt Kenosha ditën e martë, ai do të takohet me drejtuesit lokalë dhe të policisë dhe do të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga protestuesit.

Vala e dhunës nisi kur,Jacob Blake u qëllua 7 herë nga policia,dhe dyshohet se nga plagët e marra ka mbetur I paralizuar.

Vizitën e presidentit qytetarët duket se nuk do ta presin mirë, ndërsa apeluan të ndalet vala e dhunës nga polica dhe fyerjet raciste kundër tyre.

“Ne jemi të lodhur," tha Darius Johnson, 27 vjeç, nga Milëëaukee. “Nuk ka asnjë justifikim për këtë lloj racizmi. Mund të ketë qenë dikush nga ne, vëllai im, motra ime. Duhet të ndalet ”

Image

"Gjëja që unë do të doja t'i tregoja Z. President është se anëtarët e Black Life Matter nuk janë banditë, as grabitësit," tha Clyde McLemore, themeluesi i një kapitulli BLM

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco