‘Mbrojtje nga Kina’/ Tajvani diskuton blerjen e minave dhe raketave amerikane

‘Mbrojtje nga Kina’/ Tajvani diskuton blerjen e minave dhe raketave amerikane

22:48, 12/08/2020
A+ Aa A-

Tajvani është në diskutime me Shtetet e Bashkuara për blerjen e  ‘minave nënujore’ për të ndaluar zbarkimet e amfibeve si dhe raketat e lundrimit për mbrojtjen bregdetare, tha të mërkurën ambasadori i Tajvanit në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në Institutin Hudson të Uashingtonit, Hsiao Bi-khim tha se Tajvani po përballet me "një çështje ekzistenciale mbijetese", duke marrë parasysh pretendimet e territorit dhe sovranitetit të Kinës mbi ishullin dhe se kishte nevojë për të zgjeruar aftësitë e tij asimetrike mbrojtëse, raporton Reuters.

“Ajo çfarë nënkuptojmë me aftësi asimetrike mbrojtëse është mbrojtje me kosto efektive, por mjaft vdekjeprurëse, për të penguar një pushtim të mundshëm shumë të dhimbshëm," tha ajo.

Hsiao tha se Taipei aktualisht ishte duke punuar me Shtetet e Bashkuara në blerjen e një numri raketash lundruese që do të funksiononin së bashku me sistemin e raketave indigjene Hsiung Feng të Tajvanit, për të siguruar mbrojtje më të mirë bregdetare.

Sisteme të tjera në diskutim përfshinin aftësi të tjera për të penguar uljen e amfibit, ose sulmin e menjëhershëm," tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco