Një simbol i ndryshimit, jo një lidere e vërtetë

Një simbol i ndryshimit, jo një lidere e vërtetë

14:23, 11/08/2020
A+ Aa A-

Liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya ka konfirmuar se ka braktisur vendin për hir të fëmijëve dhe tani gjendet në Lituani. Vendimi vjen pas zgjedhjeve të manipuluara, teksa vendi po zhytet në protesta të dhunshme

Nga Sarah Rainsford, BBC

Svetlana Tikhanovskaya u zhduk pasi depozitoi një ankimim zyrtar për rezultatin e zgjedhjeve.

Ajo citohet të ketë thënë se ‘e kam marrë vendimin’, por për orë të tëra nuk u konfirmua vendndodhja e saj.

Tani ministri i Jashtëm i Lituanisë fqinje tha se ajo është aty, dhe është e sigurt. Se si ndodhi kjo, nuk është akoma e qartë.

Të hënën, shërbimi i sigurisë i KGB-së në Bjellorusi pretendoi se kishte shkatërruar një komplot për vrasjen e kandidates së opozitës- që ajo të bëhej një ‘qengj kurbani’ për protestuesit.

Në një konferencë për shtyp, ajo u duk nervoze, pak e pasigurt. Po atë ditë ajo tha për BBC se ishte e frikësuar.

Fakti që Svetlana Tikhanovskaya është arratisur, nuk do të ndikojë në protestat masive të paprecedenta që kanë tronditur Bjellorusinë për të dytën natë- turma u përplas me policinë e trazirave.

Ata janë organizuar përmes medieve sociale- kryesisht Telegram- jo nga ekipi i saj i fushatës dhe kandidatja nuk iu është bashkuar personalisht atyre.

Ajo kandidoi për presidente vetëm kur burri i saj aktivist u arrestua- dhe për votuesit, Svetlana Tikhanovskaya gjithmonë ka qenë një simbol i ndryshimit- i rrugës drejt kësaj, sesa një lidere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco