Britania njofton 7 vdekje të tjera nga koronavirusi/ Skocia ose Uellsi asnjë fatalitet

Britania njofton 7 vdekje të tjera nga koronavirusi/ Skocia ose Uellsi asnjë fatalitet

16:31, 10/08/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme janë njoftuar shtatë vdekje të tjera nga koronavirusi në Britani, ku gjashtë ishin në spitalet angleze dhe një në Irlandën Veriore.

Numërimi paraprak, i cili do të azhurnohet nga Departamenti i Shëndetësisë më vonë këtë pasdite, rrit totalin deri më tani në 46.581 viktima, raporton Dailymial.

Skocia diagnostikoi 29 persona të tjerë me COVID-19, së bashku me 12 raste të reja në Uells.

Të dhënat e sotme vijnë mes shqetësimeve që virusi po fillon të përhapet përsëri jashtë kontrollit pasi 1.062 njerëz u diagnostikuan dje, hera e parë që nga 25 qershori që rritja ditore ishte më shumë se 1.000.

Por të dhëna më premtuese tregojnë se numri i personave që marrin trajtim spitalor për Covid-19 në Angli është zvogëluar me 96 përqind që nga prilli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco