FOTOREPORTAZH/ ‘Ne jemi në luftë me qeverinë tonë’

FOTOREPORTAZH/ ‘Ne jemi në luftë me qeverinë tonë’

12:03, 09/08/2020
A+ Aa A-

Skenat kaotike u rikthyen në rrugët e Bejrutit , kryeqytetit të Libanit, mbrëmjen e shkuar pasi u shënuan përplasje të dhunshme mes protestuesve anti-qeveritarë që kërkojnë ndryshimin e regjimit dhe forcave të sigurisë. Protestuesit hodhën kokteje molotov, kurse policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Mendohet se një polic ndërroi jetë pas një sulmi nga protestuesit, kur 60 civilë u plagosën. Protestat erdhën pas shpërthimit në port, që vrau mbi 150 persona. Protestuesit akuzojnë qeverinë për neglizhencë dhe korrupsion.

“Njerëzit duan hakmarrje,” tha një protestues. Në mesin e protestuesve ishin edhe një grup me ish-ushtarakë në pension, që morën për disa orë nën kontroll edhe Ministrinë e Jashtme. Forcat e sigurisë ndërhynë me dhunë duke i nxjerrë jashtë.

Sipas Daily Mail, protestuesit e zemëruar thërrisnin: ‘Qeveria ime vrau njerëzit tanë’ dhe ‘Ju jeni të korruptuar, jeni kriminelë’.

“Ne jemi në luftë me qeverinë tonë,” tha një protestues. Sipas tij, kjo protestë do jetë ndryshe. “Këtë herë do të fshijmë dyshemenë me ta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari09/08/2020 13:56

KETA JANE POPULL ME DINJITET DHE JO NE SHQIPTARET!!! FSHIHEMI SKUTAVE SI MINJ FRIKACAKE, BEJME SEHIR NGA EKRANI DERI SA FLAKA TE NA VIJE TEK BYTHA JONE!!! KURRE NUK BEHEN 2 SHQIPTARE BASHKE!!! SECILI MENDON VETEM PER BYTHEN E VET DHE KERKON TE PERFITOJNE NGA TE TJERET QE PROTESTOJNE, NGRNE KRYE DHE PERLESHEN ME QEVERINE!!! ATA MINJ FRIKACAKE DALIN NGA VRIMAT VETEM NE FUND, PASTAJ VIHEN NE KRYE SI SHPETIMTARET E KOMBIT, ASHTU SIC NDODHI NE VITET 1990-1991!!!!

Shto koment

Denonco