63 të vdekur nga përmbytjet

63 të vdekur nga përmbytjet

22:59, 11/07/2020
A+ Aa A-

Numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë është rritur në 63.

Agjencia e lajmeve Kyodo njoftoi se kanë dalë nga shtrati 92 përrenj dhe lumenj në 10 rajone të ndryshme, përfshirë edhe rajonin Kyushu. Përmbytjet nga uji kanë shkaktuar shembjen e disa urave, pemëve, rrugëve dhe përmbytjen e mijëra shtëpive.

Bëhet e ditur se është rritur në 63 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në zonën Kumamoto në veri të Kyushu. Agjencia për menaxhimin e zjarreve dhe fatkeqësive (FDMA) tha se është bërë thirrje për evakuimin e 1.3 milionë njerëzve që jetojnë në Kyushu.

Ndërkohë Agjencia Metereologjike e Japonisë (JMA) paralajmëroi se shirat në rajon do të vazhdojnë dhe se duhet të ndërmerren masat e nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco