Amerikë/Policë dhe protestues ulen në gjunjë për të larë këmbët e pastorëve me ngjyrë

Amerikë/Policë dhe protestues ulen në gjunjë për të larë këmbët e pastorëve me ngjyrë

12:22, 08/06/2020
A+ Aa A-

Oficerë të bardhë policie dhe protestues u mblodhën që të lanin këmbët e liderëve fetarë me ngjyrë në Karolinën e Veriut, duke simbolizuar historinë kur Krishti lau këmbët e dishepujve të tij.

Banorët u mblodhën në protestën kundër racizmit dhe brutalitetit policor që ndoqi vrasjen e George Floyd.

Anëtarë të kishës Legacy Church Center, të drejtuar nga pastorë Faith Wokoma dhe Soboma Wokoma marshuan dhe mbajtën 8 minuta e 46 sekonda qetësi (kaq kohë i mbajti oficeri i policisë gjurin në qafë Floyd).

Pjesë e eventit ishte edhe ceremonia ku tre oficerë policie dhe tre protestues u ulën në gjunjë, për të larë këmbët e dy pastorëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco