Zhdukja e Maddie McCann/ A po zgjidhet 'misteri i shekullit'?

Zhdukja e Maddie McCann/ A po zgjidhet 'misteri i shekullit'?

21:01, 03/06/2020
A+ Aa A-

Zhdukja e vogëlushes britanike, Madeleine McCann 13 vite më parë është cilësuar si ‘misteri i shekullit’.

Por sot në mbrëmje, mediat më të mëdha britanike dhe gjermane raportojnë se misteri mund të zbardhet pasi policia gjermane ka bërë një zbulim të rëndësishëm.

Një 43-vjeçar gjerman, aktualisht në burg për një çështje tjetër, mund të jetë i dyshuari kryesor në zhdukjen e saj. Ai jetonte në një makinë kampingu në zonën ku u zhduk vogëlushja në Portugali më 3 maj të vitit 2007. Ai po ashtu lëvizte edhe me një makinë Jaguar në atë zonë. Të dy makinat janë sekuestruar nga policia, e cila thotë se gjermani ka bërë edhe një telefonatë një orë përpara zhdukjes së vogëlushes.

Gazeta BILD shkruan se ai është një kriminel i dënuar disa herë, mes të tjerash për krime seksuale.

Lajmi mund të jetë një lehtësim për prindërit e Maddie, Kate dhe Gerry McCann, të cilët po ashtu janë akuzuar se mund të kenë gisht në zhdukjen e vajzës.

Muajin e shkuar, ata publikuan një letër të hapur në ditën që duhej të ishte 17-vjetori i ditëlindjes së vajzës.

Trevjeçarja Maddie u zhduk teksa flinte bashkë me dy fëmijët e tjerë të çiftit. Këta i kishin lënë vetëm fëmijët në apartamentin e pushimeve dhe kishin dalë në një restorant aty afër.

Çifti thotë se ata i kontrollonin vazhdimisht fëmijët. Por një dokumentar i publikuar vjet nga Netflix, hedh dyshime të forta mbi prindërit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco