Asnjë viktimë për të dytën ditë radhazi/ Rriten infeksionet me COVID-19 në Spanjë

Asnjë viktimë për të dytën ditë radhazi/ Rriten infeksionet me COVID-19 në Spanjë

19:37, 02/06/2020
A+ Aa A-

Lajme të mira vijnë nga Spanja, e cila është një nga shtetet më të goditura nga pandemia e COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore, për të dytën ditë radhazi në Spanjë nuk ka asnjë vdekje nga koronavirusi.

Që prej nisjes së pandemisë, në Spanjë janë regjistuar në total 27,127 persona të vdekur.

Por në 24 orët e fundit, janë rritur rastet e reja të të infektuarve duke shënuar 137 të infektuar, gati dyfishi i një dite më parë, ku ishin 71.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco