Rritet alarmi: Numri i të vdekurve në Indi kalon Kinën

Rritet alarmi: Numri i të vdekurve në Indi kalon Kinën

08:07, 29/05/2020
A+ Aa A-

Më shumë njerëz kanë vdekur tani me Covid-19 në Indi sesa në Kinë, mësohet nga shifrat e së enjtes, të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Indisë.

Me 175 vdekje të reja brenda 24 orëve, numri i vdekjeveshkoi në 4706 - në krahasim me Kinën që ka dhënë shifrën 4,638 viktima.

India, vendi me disa prej qyteteve më të populluara në botë dhe një sistem shëndetësor me probleme, po shfaqet si një pikë e nxehtë e re me kapërcime rekord të rasteve të reja ditëve të fundit. Me më shumë se 160,000 infeksione në tërësi, rastet në Indi e tejkaluan Kinën pak javë më parë.

Ndërsa faza e katërt e bllokimit të Indisë është afër përfundimit, mbetet e paqartë se çfarë të pritet të vijë. Disa ekspertë thonë se shpërthimi nuk ka arritur kulmin dhe kjo do të ndodhë në qershor ose korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco