Bie sërish numri i vdekjeve në Spanjë, më e ulëti prej 24 marsit

Bie sërish numri i vdekjeve në Spanjë, më e ulëti prej 24 marsit

11:59, 06/04/2020
A+ Aa A-

Spanja ka regjistruar 637 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi.

Shifra është më e ulëta në ditë që prej 24 marsit.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur që në total numri i viktimave shkon në 13055, ndërsa rastet e konfirmuara janë mbi 135 mijë, me thuajse 60 mijë persona të shtruar në spital dhe 40 mijë të shëruar.

Sa i përket viktimave, Spanja mban vendin e dytë në botë pas Italisë, kurse për të infektuar po vendin e dytë por kësaj radhe pas SHBA-së.

Sa i përket Europës Spanja mban rekord për të shëruar me 40 mijë të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco