Refuzoi ventilatorin, e moshuara prek infermierët: Kam bërë një jetë të mirë. Ruajeni për të rinjtë

Refuzoi ventilatorin, e moshuara prek infermierët: Kam bërë një jetë të mirë. Ruajeni për të rinjtë

22:18, 01/04/2020
A+ Aa A-

Një grua e moshuar 90-vjeçare, vdiq pasi refuzoi një ventilator për frymarrjen duke kërkuar që të përdoret për një tjetër person më të ri.  

Suzanne Hoylaerts u pranua në spital dy javë pasi ajo filloi të përjetonte gulçim dhe një humbje të oreksit.  

Gruaja belge, nga Binkom, afër Lubbeek, rezultoi pozitive me koronavirus dhe u vendos në izolim.  

Gjendja e saj në spital u përkeqësua shpejt.  

Kur mjekët sugjeruan t’i vendosnin zonjën Hoylaerts një ventilator për të ndihmuar në frymëmarrjen e saj, ajo nuk pranoi.  

Ajo thuhet se u tha mjekëve në spital: “Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Ruajeni atë për pacientët e rinj”. “Kam pasur një jetë të mirë”.  

Zonja Hoylaerts vdiq dy ditë pasi u pranua në spital.  

Vajza e saj Judith i tha gazetës holandeze “Het Laatste Nieuws”: “Unë nuk mund t’i them lamtumirën dhe nuk kam asnjë shans për të marrë pjesë në funeralin e saj.”  

Judith pyeti sesi nëna e saj ra në kontakt me koronavirusin, duke pasur parasysh që ajo ishte izoluar. Në Belgjikë, 705 njerëz kanë vdekur pasi rezultuan pozitivisht për Covid-19.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco