Fillon valë e dytë infektimesh në Kinë/ 714 raste të reja me koronavirus, Hong Kongu izolohet sërish

Fillon valë e dytë infektimesh në Kinë/ 714 raste të reja me koronavirus, Hong Kongu izolohet sërish

17:20, 01/04/2020
A+ Aa A-

Me raportimin e 32 rasteve të reja me koronavirus, duke shënuar 714 persona të infektuar në total, Hong Kongu kthehet serish në karantinë.  

Pas dy muaj bllokimi, kur urgjenca dukej se ishte drejt përfundimit, shifrat e reja të të infektuarve me koronavirus të lëshuara nga Qendra për Mbrojtje të Shëndetit (PK) i detyrojnë autoritetet për një bllokim të ri.  

Fajtorë për infektimet e reja sipas zyrtarëve janë qytetarët europian dhe amerikano veriorët të cilët në pak ditë kanë trefishuar numrin e të infektuarve me koronavirus.  

Pas gati 3 muaj mbyllje Hong Kongu duhet të të përballet sërish me masa për të frenuar koronavirurin. Rrugët që po ktheheshin ngadalë në normaletet boshatisen sërish, madje transporti publik i cili prej disa ditësh filloi të hapej u mbyllen.  

Janë mbyllur zyrat e dyqane dhe aeroporti ka ndaluar fluturimet nga jashtë shtetit. Anulohen dhe koncertet të cilat sipas autoriteteve janë bërë shkak i 43 të infektuarve të fundit shkruan ‘The Guardian’.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco