Koronavirusi/ Mbi 76 mijë pacientë dalin nga spitalet në Kinë

Koronavirusi/ Mbi 76 mijë pacientë dalin nga spitalet në Kinë

10:31, 01/04/2020
A+ Aa A-

Kina duket se e ka kontrolluar tërësisht pandeminë e koronavirusit ku rastet nga dita ditës janë në ulje.

Ditën e sotme një prej agjencive mediatike në vend, Xinhua News, publikoi foto të disa mjekëve dhe pacientëve të cilët janë shëruar plotësisht nga COVID-19.

Sipas një raporti nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit, në Kinë tashmë nga spitalet kanë dalë 76,238 pacientë.

Ndërkohë që vetëm ditën e djeshme dolën 186 persona.

Ndërkohë që grupi i parë i mjekëve që kanë qëndruar në provincën e Hubei tashmë mund të kthehen në shtëpitë e tyre pasi janë kuruar plotësisht.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco