Britania synon të testojë 25,000 persona në ditë për koronavirus nga mesi i prillit

Britania synon të testojë 25,000 persona në ditë për koronavirus nga mesi i prillit

09:30, 01/04/2020
A+ Aa A-

LONDËR - Britania po synon të rrisë numrin e testeve për koronavirus në 25,000 në ditë nga mesi i muajit prill, nga 12,750 në ditë që e lka aktualisht, tha ministri Robert Jenrick për Sky Neës të mërkurën.

Britania ka filluar të testojë stafin mjekësor shtesë për pacientët në spital, por kritikët kanë thënë se nuk po zgjeron testimin sa duhet apo shpejt.
Jenrick tha se 8,240 individë u testuan të hënën dhe më shumë se 900 punëtorë shëndetësorë u testuan gjatë fundjavës.

"Tani ne kemi kapacitet për të testuar 12,750 njerëz çdo ditë e po i përqendronim mundësitë që kishim tek njerëzit në kushte kritike, sipas këshillave të mjekëve," tha ai.

"Ne mendojmë se brenda ditësh do të jemi në gjendje të arrijmë, nga kapaciteti ynë i tanishëm prej 12,750, deri në 15,000, kështu që kjo është një rritje e konsiderueshme por ende jo aq sa dëshirojmë të jetë; pra nga mesi i prillit është të jemi në 25.000 teste "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco