Virusi i frikshëm/ Shkon në 14 numri i të vdekurve në Itali, 3 të prekur në Greqi

Virusi i frikshëm/ Shkon në 14 numri i të vdekurve në Itali, 3 të prekur në Greqi

13:45, 27/02/2020
A+ Aa A-

Rritet bilanci i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali. Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 14, ndërkohë që mbi 500 persona janë të prekur nga ky virus vdekjeprurës.

Ndërkohë, në Greqi ka shkuar në 3 numri i të prekurve, mes të cilëve një 38-vjeçare dhe fëmija i saj shfaq simptoma të lehta. Ndërsa rasti i tretë, është një grua nga Athina, e cila kishte qenë me herët në Itali.

Kujtojmë se rastet e para të personave të prekur nga koronavirusi janë shfaqur në Danimarkë, Norvegji, Estoni si dhe Rumani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco