Koronavirusi arrin në Greqi: Rasti i parë konstatohet në Selanik

Koronavirusi arrin në Greqi: Rasti i parë konstatohet në Selanik

12:22, 26/02/2020
A+ Aa A-

Greqia njoftoi për rastin e para më koronavirus sot, të mërkurën, i konstatuar në qytetin port të Selanikut. Lajmi bëhet i ditur nga “Kathimerini”. Autoritetet thanë se pacientja është 38 vjeçe dhe kohët e fundit kishte qenë në veri të Italisë.

Specialisti i sëmundjeve infektive, Sotiris Tsiodras, njoftoi se një grua 38-vjeçare vuante nga pneumonia virale. E kthyer nga një udhëtim në Italinë veriore, pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka probleme të tjera shëndetësore.

Përveç vetë gruas , e cila po mjekohet në spitalin "AHEPA" në Selanik, familja e saj si dhe ata që ranë në kontakt me të janë izoluar vullnetarisht . 

Ekspertët grekë, të cilët prej ditësh kanë paralajmëruar se është çështje kohe që virusi me kurorë të mbërrinte në Greqi, rekomanduan ruajtjen e qetësisë.

Në fakt, Dr. Tsiodoras theksoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar çështjen./ar.sh/SYRI.NET 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco