VIDEO/ Në rresht për një! Radhë kilometrike për të blerë maska mbrojtëse kundër koronavirusit

VIDEO/ Në rresht për një! Radhë kilometrike për të blerë maska mbrojtëse kundër koronavirusit

19:09, 24/02/2020
A+ Aa A-

Paniku nga virusi vdekjeprurës, ka detyruar mijëra njerëz duke krijuar radhë kilometrike për të blerë maska mbrojtëse ndaj koronavirusit në Kore të Jugut.

Njerëzit e shumtë bllokuan dyert e një supermarketi në qytetin Daegu të hënën, derisa tentonin të blinin maska mbrojtëse ndaj koronavirusi.

Sipas autoriteteve, Koreja e Jugut tani ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara jashtë territorit të Kinës pas infeksioneve të ndezura në fundjavë, duke qëndruar në 830 deri të hënën në mëngjes.

Gjithashtu tetë njerëz gjithashtu kanë vdekur nga sëmundja në vendin aziatik.

Zyrtarët kanë shprehur shpresë se mund të izolojnë përhapjen në rajonin përreth Daegu, por disa ekspertë vunë re shenja të virusit që qarkullon në të gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco