Tregu ku shpërtheu koronavirusi shiste gjarpërinj, këlyshë ujku dhe lloj-lloj kafshësh ekzotike Macja afrikane, një lloj që shitej në tregun e Wuhan për konsum

Tregu ku shpërtheu koronavirusi shiste gjarpërinj, këlyshë ujku dhe lloj-lloj kafshësh ekzotike

11:38, 27/01/2020
A+ Aa A-

“Kostoja e fshehur e tregtisë së kafshëve të egra vuri në rrezik njëherësh si jetët e njerëzve, ashtu edhe të kafshëve,” tha FOUR PAWS International, organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve të egra

Sipas saj,  tregu i prodhimeve të detit në Wuhan në Kinë që shiste kafshë ekzotike është identifikuar si burimi I shpërthimit të koronavirusit vdekjeprurës.

Virusi që ngjet me gripin ka vrarë deri tani 81 persona dhe ka infektuar afro tremijë.

Ky vend është i famshëm për shitjen historikisht të kafshëve të gjalla dhe të ngordhura për konsum, përfshirë gjarpërinjtë, këlyshë ujku, mace afrikane dhe të tjera kafshë të egra.

Ekspertët e shëndetit besojnë se pacienti I parë që është infektuar e mori atë direkt nga kafshët.

Kina, si Evropa, lejon mbarështimin e kafshëve të egra të kapura përfshirë tigrat, për qëllime tregtare duke rritur rrezikun e shpërthimit të virusit të ri nëpërmjet kontaktit të njeriut dhe kafshëve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco