Shtohen rastet/ Virusi vdekjeprurës, qyteti kinez mbyll transportin publik

Shtohen rastet/ Virusi vdekjeprurës, qyteti kinez mbyll transportin publik

08:09, 23/01/2020
A+ Aa A-

Wuhan, një qytet kinez me njëmbëdhjetë milion njerëz, do të mbyllë përkohësisht transportin publik ndërsa përpiqet të ndalojë shpërthimin e një lloji të ri të virusit.

Ata që jetojnë në qytet janë këshilluar që të mos largohen, ndërkohë që miliona kinezë po udhëtojnë për festën e ardhshme Lunar të Vitit të Ri.

Nga virusi ka më shumë se 500 raste të konfirmuara dhe 17 njerëz kanë vdekur, raporton BBC.

Virusi kuptohet të jetë një lloj i ri i koronavirusit i pa identifikuar më parë te njerëzit. Virusi Sars (sindromi i rëndë i frymëmarrjes akute) që vrau gati 800 njerëz në nivel global në fillim të viteve 2000 ishte gjithashtu një koronavirus, siç është edhe ftohja e zakonshme.

Të gjitha vdekjet deri më tani kanë qenë në Hubei, provinca përreth Wuhan.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco