Kinë/ Rekordi i të ftohtit, arrijnë temperatura derinë minus 53.2 gradë

Kinë/ Rekordi i të ftohtit, arrijnë temperatura derinë minus 53.2 gradë

09:37, 25/12/2019
A+ Aa A-

Minus 53.2 gradë Celsius, aq sa tregon ky pozicionim i banorëve të kësaj qyteze kineze është temperatura më e ftohtë e shënuar për këtë vit në Kinë.

Temperatura u regjistrua në Huzhong, në verilindje të vendit. Por akulli dhe acari nuk i kanë penguar banorët të festojnë.

Mijëra persona morën pjesë në festimet e përvitshme të solsticit dimëror, që në këtë zonë është një festë tradicionale. Mënyra e të festuarit është me hedhje uji të nxehtë ndaj njëri – tjetrit, që menjëherë shndërrohet në kristale akulli sapo hidhet në ajër.

Huzhongu bën pjesë në vendet më të ftohta të globit, ku çdo vit regjistrohen temperatura ekstremisht të ftohta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco