Zgjidhet kryeministrja më e re në botë, do kryesojë kabinetin finlandez të udhëhequr nga gratë

Zgjidhet kryeministrja më e re në botë, do kryesojë kabinetin finlandez të udhëhequr nga gratë

20:25, 09/12/2019
A+ Aa A-

Kryeministrja e re e Finlandës, gati të bëhet kryeministrja më e re në botë.

Qeveria finlandeze do të ketë një ministër të financave, dy vjet më të ri se kryeministrja, në kabinetin e ri të udhëhequr nga gratë, raporton Reuters.

Të dielën, Sanna Marin, 34 vjeç, u zgjodh nga Social Demokratët, si kandidati i vetëm për kryeministër.

Shefi i Partisë së Qendrës, Katri Kulmuni, 32 vjeç, do të marrë postin financiar, kur kabineti i ri emërohet zyrtarisht të martën, thanë anëtarët e partisë.

Qeveria e Finlandës dha dorëheqjen javën e kaluar, pasi Partia e Qendrës tha se kishte humbur besimin tek kryeministri Social Demokrat Antti Rinne, për qëndrimin dhe trajtimin e tij ndaj protestave.

Pesë partitë në pushtet, katër prej tyre të udhëhequra nga gratë, vendosën të qëndrojnë në koalicion dhe të vazhdojnë me të njëjtat programe, por thanë se do të ketë një riorganizim.

Mes trazirave dhe një vale grevash, Marin do të marrë përsipër që do të ndalojnë prodhimin, në disa prej kompanive më të mëdha të Finlandës që nga e hëna.

Konfederata e industrive finlandeze, vlerëson se greva do t'i kushtojë ndërmarrjeve 500 milion euro të kombinuara (550 milion dollarë) në të ardhura të humbura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco