VIDEO/ Dy të vdekur nga shembja e urës në Francë

VIDEO/ Dy të vdekur nga shembja e urës në Francë

11:09, 19/11/2019
A+ Aa A-

Shoferi i kamionit që ra dje në lumin Tarn pas shembjes së urës në Francë jug-perëndimore ka humbur jetën, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Dy automjete ranë në lumë kur ura e fshatit Mirepoix-sur-Tarnu rrëzua të hënën rreth orës lokale 08:00.

Pesë të tjerë gjithashtu u plagosën rëndë përfshirë dy persona të ekipit të kërkim-shpëtimit dhe banorë vendas që po përpiqeshin të shpëtonin viktimat.

Policia ka nisur një hetim për ngjarjen.

Ndërsa një adoleshente humbi jetën dje, pasi makina me të cilën po udhëtonte me nënën ra në ujë.

Nëna u nxor nga kalimtarët, por vetë vajza u mbyt.

Një kamion ra gjithashtu në lumë dhe trupi i drejtuesit u gjet gjatë një operacioni kërkimi, ku u përfshinë helikopterë dhe dhjetëra persona të personelit të shërbimit të emergjencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco