Britania po shkel detyrimet ndaj BE-së, Brukseli nisë procedurat juridike kundër saj

Britania po shkel detyrimet ndaj BE-së, Brukseli nisë procedurat juridike kundër saj

22:28, 14/11/2019
A+ Aa A-

Brukseli nisi një procedurë kundër Britanisë, mbi "shkelje të detyrimeve të Traktatit të BE duke mos sugjeruar një kandidat për postin e Komisionerit të BE", tha Komisioni Evropian në një deklaratë të enjten.

Kryeministri Boris Johnson kishte refuzuar të emëronte një kandidat për këtë post, duke argumentuar se ai nuk ishte në gjendje ta bënte këtë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në 12 dhjetor, raporton euronews.

Në korrik, Johnson kishte premtuar se ai "në asnjë rrethanë" nuk do të emëronte një komisioner të ri evropian.

Kështu që ne nuk do të emërojmë një Komisioner të Mbretërisë së Bashkuar për Komisionin e ri që merr detyrën më 1 dhjetor, në asnjë rrethanë, megjithëse qartë kjo nuk ka për qëllim të ndalojë BE-në të emërojë një Komision të ri ", i tha Johnson Dhomës së Komunave në fjalimin e tij të parë, në parlament si kryeministër.

Sipas traktateve të BE-së, secili shtet anëtar ka detyrimin të emërojë një anëtar të komisionit.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar është në proces të largimit nga BE pas referendumit të Brexit të vitit 2016, ajo mbetet një anëtare me të drejta të plota e BE-së, deri në datën zyrtare të daljes, e cila kohët e fundit është shtyrë në 31 janar të vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco