VIDEO tmerri në cirk/ Ariu sulmon trajnerin e kthehet nga spektatorët

VIDEO tmerri në cirk/ Ariu sulmon trajnerin e kthehet nga spektatorët

12:34, 26/10/2019
A+ Aa A-

Spektatorët në një cirk rus u tmerruan të mërkurën kur një ari 300-kilësh sulmoi befasisht trajnerin e tij para se të kthehej nga audienca.

Ruslan Solodjuk po jepte shfaqje me ariun Jashka në Olonjec, ku ariu 16-vjeçar duhej të qëndronte mbi dy këmbët e pasme e të shtynte rrotull një karrocë dore.

Në videon e marrë nga një spektator duket se numri po shkonte mirë deri sa ariu i madh i murrmë i kthehet Solodjukut dhe e hedh përtokë teksa i kafshon krahun. Një tjetër trajner ndërhyn duke e gjuajtur disa herë me shqelma kafshën.

Media lokale raporton se më pas ariu u kthye nga spektatorët, vetëm pak metra larg, para se të goditej me elektroshok.

Asnjë prej trajnerëve dhe as ariu nuk pësuan dëmtime serioze.

Solodjuk i tha portalit rus Daily Storm se po punonte me policinë pas sulmit dhe se kjo gjë nuk i kishte ndodhur kurrë gjatë gjithë viteve që kishte punuar me Jashkën. Ai shpjegoi se shkak ishte bërë irritimi i ariut.

‘Jashka është gjigant, plak e i sëmurë. Herë pas here dëmton kyçet e këmbëve. Në pranverë e vjeshtë, ashtu si me njerëzit, problemet e Jashkës përkeqësohen. Këtë herë ariu u përkul në skenë e me sa duket ndjeu dhimbje’.

Trajneri tha edhe se ariu ishte i lidhur me litar dhe mbante gojëz kur ndodhi sulmi. Ai shtoi se nuk punon për cirkun dhe ishte pajtuar vetëm për këtë shfaqje, pasi kishte parë kontratat online. Solodjuk nuk është dakord me administratorët e cirkut që thonë se ariu u nervozua për shkak të flash-ëve të fotografive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco