I nxehti përfshin Australinë, mbi 30 gradë celsius në fundjavë

I nxehti përfshin Australinë, mbi 30 gradë celsius në fundjavë

19:58, 21/10/2019
A+ Aa A-

Autoritetet australiane, kanë njoftuar se temperaturat mbi 30 gradë celsius, do përfshijnë pjesën më të madhe të qyteteve të vendit këtë javë.

Në pjesët jugore të Australisë, vala e të nxehtit ka nisur të ndihet duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë se të premten, në disa pjesë të vendit temperaturat të shkojnë deri në 37 gradë.

Pas ditës së enjte, qytetet që pritet të preken më shumë janë Sidney e Adelaide.

Punëtorëve atje pritet që t’u jepet e drejta për të mos punuar kur termometri të shënojë 35 gradë Celsius.

Ndërkohë, Byroja e Meteorologjisë lëshoi një paralajmërim për disa zona në Australinë Perëndimore, për rrezikun e zjarreve për shkak të erërave të ngrohta e të thata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco