Tragjedi/ Mbi 23 fëmijë të vdekur nga zjarri në një shkollë

Tragjedi/ Mbi 23 fëmijë të vdekur nga zjarri në një shkollë

16:14, 18/09/2019
A+ Aa A-

Një zjarr i madh që ka nisur në një shkollë me konvikt në periferi të kryeqytetit të Liberisë, Monrovia, ka lënë të vdekur të paktën 23 fëmijë.

Fëmijët kanë qenë duke fjetur në ndërtesën ngjitur me një xhami kur zjarri besohet të ketë nisur në orët e para të mëngjesit, raporton Rel.

Policia i ka thënë BBC-së se ata janë ende në kërkim të trupave.

Presidenti i Liberisë, George Weah ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në një postim në rrjetin social, Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco