Festa e tmerrit/ Përdhunohet nga babai i shoqes, i kishte hyrë në dhomë teksa flinte

Festa e tmerrit/ Përdhunohet nga babai i shoqes, i kishte hyrë në dhomë teksa flinte

09:36, 15/09/2019
A+ Aa A-

Kishte vendosur që ta kalonte natën tek një shoqja e saj, gjatë një feste me pizhama siç bëjnë shumë vajza të reja në ditët e sotme.

Por pikërisht në atë shtëpi u përdhunua nga babai i shoqes. Nën akuzë për përdhunim është vënë një 44-vjeçar amerikan, James Michael Reed, nga Villa Ridge, në Missouri.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 30 qershor, por Reed u arrestua vetëm në 10 shtator, në ndihmën e shpejtë të Mercy Hospital në Ëashington, ku kishte shkuar pasi nuk ndihej mirë.

Vajza iu tregoi agjentëve se përdhunimi kishte ndodhur në orët e mëngjesit, kur Reed, babai i shoqes së saj, kishte hyrë në dhomën ku flinte dhe e kishte përdhunuar.

Kur e reja tentoi që të largohej, ai e kapi me forcë dhe e përdhunoi. Kur u kthye në shtëpi i tregoi çdo gjë së ëmës, e cila u dërgua në spital.

Në banesën e tij u gjetën gjurmë nga përdhunimi, ndërkohë që në vitin 2005, ai ishte denoncuar për ngacmim seksual edhe ndaj një vajze 5 vjeçe, por për atë ngjarje nuk ishte dënuar. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco