FOTO-VIDEO/ Çifti britanik 'mbetet peng' në SHBA pasi fëmija iu lindi 3 muaj para kohe

FOTO-VIDEO/ Çifti britanik 'mbetet peng' në SHBA pasi fëmija iu lindi 3 muaj para kohe

23:19, 30/08/2019
A+ Aa A-

Dy turistë britanikë duhet të paguajnë së paku 332 mijë euro për shkak se fëmija u lindi tre muaj para kohe, gjatë pushimeve të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Louis Borrill dhe e fejuara, Yeridiana Chazarez gjendeshin te familjarët e kësaj të fundit në Baltimore, kur duket se jeta i përballi me një surprizë sa të gëzueshme aq edhe “të kripur”.

Gruaja ndjeu dhimbje të forta, gjatë gjithë natës qëndroi në spital dhe të nesërmen, solli në jetë bebushen Lily Borrilll.

Foshnja lindi 3 muaj më herët nga ç’supozohej të vinte në jetë.

Kështu, çiftit i duhet të qëndrojë edhe tre-katër muaj të tjerë në Amerikë, pasi foshnja peshon vetëm 0.7 kilogram dhe i nevojitet një kujdes i specializuar mjekësor.

Nisur nga fakti se dyshja nuk kishte sigurim mjekësor, duke llogaritur po kështu edhe faturat e shtrenjta të spitaleve dhe hoteleve; shpenzimet në total shkojnë më shumë se 332 mijë euro, përcjell Daily Mail.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco