33 të vdekur në zjarrin e rënë në studion e filmave

33 të vdekur në zjarrin e rënë në studion e filmave

07:49, 19/07/2019
A+ Aa A-

Studiot e ‘Kioto Animations’, ndër shtëpitë kinematografike më të famshme në Japoni u shkrumbuan nga një zjarr masiv paraditen e të kësaj të enjteje.

Flakët i morën jetën 33 punonjësve. Të paktën 36 u plagosën, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Policia arrestoi një 41-vjeçar, autorin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Ishte ai që spërkati fillimisht me lëndë djegëse ambientet e ndërtesës tre-katëshe, teksa bërtiste ‘vdisni’ dhe më pas i vuri flakët.

41-vjeçari u dërgua po ashtu në spital me plagë nga djegia.

Hetuesit ende nuk kanë marrë dëshminë e tij, për të zbuluar motivet e këtij akti. Lidhja e tij me kompaninë është e paqartë, ndërsa nuk rezulton në listën e punonjësve.

‘Kioto Animations’ shquhet për dhjetëra filma cilësorë të xhiruar prej 1981-shit, ku spikasin serialet e animuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco