Lagjja me ‘drita të kuqe’, kryetarja e bashkisë ‘ul qepenat’

Lagjja me ‘drita të kuqe’, kryetarja e bashkisë ‘ul qepenat’

11:51, 07/07/2019
A+ Aa A-

Duhet të vinte një kryebashkiake, e para në historinë e Amsterdamit, që të vendoste me të vërtetë dorë në lagjen me ‘drita të kuqe’. Propozimi për mbylljen e lagjes, ose për ndryshimin e saj, është i hershëm, por askush nuk kishte guxuar.

Deri më sot, kur kryebashkiakja e gjelbër, Femke Halsema, në krye të qytetit që nga viti i shkuar, propozon ‘uljen e qepenave’; jo më vajza në vitrina, por publicitet në internet dhe dekor i garantuar.

Problemi, për kryebashkiaken, nuk është prostitucioni; në vendet baske ai është i ligjshëm me kusht që të mos ushtrohet në rrugë, dhe dritaren, që në lagjen me drita të kuqe janë 330, të marra me qira për 150 euro çdo tetë orë, janë një zgjidhje e ligjshme.

Por, problemi është se ato dritare i ekspozojnë punonjëset e seksit ndaj shikimeve fyese të turistëve, 17 milionë çdo vit, që vizitojnë lagjen si një atraksion gratis, nuk paguajnë asgjë dhe shpesh fyejnë personat në vitrinë. Ndalimi për të bërë fotografi thuajse gjithnjë shkelet dhe dinjiteti i atyre që qëndrojnë pas xhamit, cenohet po ashtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco