Në kërkim të pitonit 2,7 m larguar nga një shtëpi në Kembrixh

Në kërkim të pitonit 2,7 m larguar nga një shtëpi në Kembrixh

09:50, 01/07/2019
A+ Aa A-

Një piton 2,7 metra ka ikur nga shtëpia e pronarit të tij.

Policia e Cambridgeshire po kërkon për gjarprin pas pranimit të raporteve në orët e hershme prej kur gjarpri u raportua i larguar nga shtëpia, në Lovell Road, Kembrixh.

Policia raportoi se kishin kontaktuar me vetë pronarin e pitonit i cili konfirmoi humbjen e kafshës.

Kushdo që e sheh zvarranikun, që për fat të mirë nuk është helmues, është kërkuar të telefonojë numrin e policisë për të raportuar.

Në maj, oficerët gjetën një gjarpër misri prej 1.5m në Arbury Road në Kembrixh. Ai u quajt ‘Dave’ dhe u dërgua në një qendër të kafshëve të egra në Stretham./F.H/SYRI.NET



Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco