VIDEO/ Kufiri i SHBA-ve mbrohet me civilë të armatosur, ndalojnë 300 emigrantë

VIDEO/ Kufiri i SHBA-ve mbrohet me civilë të armatosur, ndalojnë 300 emigrantë

19:59, 19/04/2019
A+ Aa A-

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon se si  emigrantë latino-amerikanë, që kalojnë kufirin Meksikë-SHBA, u ndaluan nga grupi i civilëve të quajtur, “Patriotët e Bashkuar Kushtetues”.

“Zyra ime është informuar se këtë javë, një grup i armatosur ka ndaluar rreth 300 njerëz pranë Sunland Park, New Mexico”, tha tha prokurori i përgjithshëm Hector Balderas.

“Ne nuk mund të lejojmë racistë të armatosur të rrëmbejnë njerëzit që kërkojnë azil”, shtoi ai.

Para se të vijnë agjentët kufitarë, në video dëgjohet një grua që u thotë civilëve të mos e kthejnë armën nga familjet me fëmijë.

Zëdhënësi i kësaj milicie, Jim Benvi, tha se ata i mbajnë emigrantët derisa të vijnë agjentët, dhe se agjentët kufitarë nuk u kanë thënë asnjëherë deri tani që ta ndalojnë punën që po bëjnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco