Ushtarë për sigurinë dhe dedektorë metalesh: si po përgatitet Vietnami për Samitin Trump–Kim

Ushtarë për sigurinë dhe dedektorë metalesh: si po përgatitet Vietnami për Samitin Trump–Kim

11:13, 25/02/2019
A+ Aa A-

Hanoi – Dhjetra forca sigurie të Koresë së Veriut me kostumet e tyre dhe modelin identik të flokëve zbritën nga një avion në aeroportin e Hanoit të shtunën, ndërkohë që ushtarë vietnamezë kontrollonin nëpër gëmushat përreth një hoteli të bukur në qëndër të qytetit disa ditë para samit SHBA- Kore e Veriut.

Lideri i Koresë së Veriut dhe Presidenti i SHBA Donald Trump do të takohen në Hanoi të mërkurën dhe të enjten, duke shpresuar të arrijnë, mbi dakortësinë e parë që patën në Singapor në qershor 2018, çarmatosjen e gadishullit korean nga bombat bërthamore.

Ata pritet të takohen për samitin e dytë në një rezidencë qeveritare në Hanoi, një ndërtesë elegante e erës koloniale në qëndër të qytetit ose në hotelin Metropole, sipas burimeve të Reuters.

Vienami ka deklaruar se Kim do të vijë për një vizitë zyrtare si për takimin me Trump, por nuk ka bërë të ditur asnjë detaj mbi vendin e takimeve.

Një burim i Reuters pa ushtarë vietnamezë me kamuflazh që vërtiteshin rrotull hotelit Metropole me një detektor metali. Edhe bimët në vazo u kontrolluan me detektor.

Grupe ushtarësh u panë gjithashtu në çatitë përreth duke instaluar pajisje radioje dhe lloje të tjera të kamufluara.

Kryeministri Nguyen Xuan Phuc kishte urdhëruar që siguria të ishte përparësi kryesore për samitin, njoftoi qeveria në faqen e internetit.

Ky vend i Azisë juglindore po e shijon rolin e tij si vend i paqes, duke e parë këtë si një mundësi për ta zbutur më pozicionin e tij ndërkombëtar dhe balancuar lidhjet me jashtë.

Vietnami i ka shtyrë shërbimet e sigurisë së SHBA dhe Koresë së Veriut të punojnë ngushtë me njëra tjetrën për samiti, tha për Reuters, një zyrtar i sigurisë së Vietnamit.

Media publikoi fotografi të bëra në Aeroportin Ndërkombëtar të Hanoi, Noi Ban, ku tregohej avioni i mallrave të Koresë së Veriut me dyert e hapura dhe forcat e sigurisë që po zbrisnin prej tij.

Disa banderola që njoftojnë për samitin, janë ngritur përgjatë rrugëve me pemë të Hanoit dhe shtyllat elektrike janë zbukuruar me flamuj të Koresë së veriut, Vietnamit dhe SHBA-së.

Shoferët janë paralajmëruar që rrugët do të mbyllen kur liderët do të mbërrijnë në qytet. Siguria në stacionin e trenit të qytetit Dang dong dhe në kufirin kinez ku kim pritet të mbërrijë me tren, gjithashtu është rritur. Ushtarë vietnamze janë parë të patrullojnë rrugët që të dielën./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco