Facebook rrezikon të gjobitet me një gjobë supoer të lartë

Facebook rrezikon të gjobitet me një gjobë supoer të lartë

19:39, 15/02/2019
A+ Aa A-

Për Facebook problemet nuk kanë të mbaruar. Pas skandalit mbi publikimin e të dhënave tani komapnia duhet të përballet me një tjetër problem.

Facebook dhe Komisioni Federal amerikan i Tregtisë po negociojnë një gjobë shumë miliardë dollarëshe për shkak të çështjes së shkeljes të privatësisë nga ky rrjet, njoftoi gazeta amerikane ”Uashington Post”.

Gazeta vlerëson se kjo mund të jetë gjoba më e madhe e imponuar ndonjëherë në një kompani teknologjike.

Duke cituar burime pranë Komisionit, gazeta thekson se të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje mbi shumën e gjobës.

Dënimi është i lidhur me skandalin e Cambridge Analytica, që shpërtheu vitin e kaluar dhe që përfshiu profilet e 87 milionë përdoruesve të rrjetit social Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco