Sondazhi/ Venezuela do liderin e opozitës për president, njihuni me rezultatet

Sondazhi/ Venezuela do liderin e opozitës për president, njihuni me rezultatet

22:25, 31/01/2019
A+ Aa A-

Venezuela është përfshirë në protesta masive. Populli i Venezuelës ka dalë në rrugë kundër presidentit aktual Maduro.

Por është bërë një sondazh për të parë se kë duan venezuelianët.

Sipas rezul;tateve të sondazhit 81,9% e venezuelianëve e konsideron Juan Guaido, president të parlamentit, që ka marrë përsipër pushtetin e Ekzekutivit dhe është lideri politik më i besuar në Vend, ndërsa 13.4% preferojnë presidentin Nicolas Maduro, sipas një sondazhi të nxjerrë sot nga Hercos Consultores.

Në të njëjtën anketë, 70,4% e të intervistuarve deklarohen ‘shumë të kënaqur’ nga sjella e Asamblesë Kombëtare, 80,2 % thonë që Këshilli Kombëtar i Zgjedhjeve, reagon në favor të interesave politike të Maduro’, 82,1% mendon që Asambleja Kombëtare duhet të caktojë autoritete të reja për Komisionin e Zgjedhjeve dhe 77% kanë thënë që në rast të zgjedhjeve të tjera do të votohej për opozitën, kundër 12,1% që do të votonin Maduro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco