Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Vetura e Putin merr gjithë vëmendjen në Argjentinë, 'bunker me goma'

VIDEO/ Vetura e Putin merr gjithë vëmendjen në Argjentinë, 'bunker me goma'

11:41, 02/12/2018
A+ Aa A-

Autokolona presidenciale e Putinit ka bërë një pamje mbresëlënëse në udhëtimin e saj të parë në Amerikën e Jugut duke tërhequr interesin e blerësve ndërkombëtarë të etur për të hipur në komoditetin e një limuzine Aurus. 

Pas debutimit të tyre ndërkombëtar në Finlandë këtë verë, dy limuzinat e blinduara Aurus u dërguan në Buenos Aires për të shoqëruar Presidentin rus në samitin e G20.

Udhëtimi i Putinit mori të gjithë vëmendjen e mediave lokale, të cilat e quajtën limuzinë një "bunker të vërtetë mbi rrota". 

Zhvilluar nga instituti NAMI i Rusisë si pjesë e projektit  'Kortezhi', mjeti  është antiplumb dhe nuk dëmtohet nga eksplozivët.

E krijuar sipas kërkesave të presidentit rus, Vladimir Putin, makina siguron një komoditet shumë të madh. 

"Është shumë e mirë dhe shumë e rehatshme, "tha Putin në fund të samitit të G20. 

"Është një makinë vërtet e mirë. Më pëlqen. Dhe nuk e them vetëm unë. Disa nga miqtë tanë arabë e pëlqejnë shumë dhe kanë thënë se duan ta blejnë këtë makinë për vete."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco