Dyshime për pastrim parash, Policia zbarkon në zyrat e Deutsche Bank

Dyshime për pastrim parash, Policia zbarkon në zyrat e Deutsche Bank

11:58, 29/11/2018
A+ Aa A-

Policia gjermane ka bërë një vizitë në Selitë e Deutsche Bank në Frankfurt. Hetimi për pastrim parash ka çuar prokurorët në zyrat e institucionet të fuaishëm financiar.

Prokuroria publike gjermane pretendon se dy anëtarë të stafit kanë ndihmuar klientët që të pastrojnë paratë nga aktivitetet kriminale.

Mëngjesin e sotëm,makina të shumta të policisë u panë jashtë godinës ku ndodhe selia e bankës më të madhe në Gjermani, shkruan BBC.

Ndërkohë, zyra të tjera të Deutsche Bank u kontrolluan gjatë një operacioni ku u përfshinë rreth 170 efektivë policie dhe zyrtarë.

Prokurorët po hetojnë nëse stafi i bankës Deutsche ndihmoi klientët që të hapnin llogari off-shore për "transferimin e parave të ardhura nga  aktivitetet kriminale".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco