Marrja peng e ukrainasve nga Rusia, reagon NATO

Marrja peng e ukrainasve nga Rusia, reagon NATO

23:47, 27/11/2018
A+ Aa A-

Rusia ka marrë dje peng 23 marinarë ukrainas dhe ka sekuestruar tri anije teksa po lundronin në Detin e Zi.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe NATO ku i ka kërkuar Rusisë që të lëshojë marinarët dhe të dorëzojë anijet e sekuestruara.

“Rusia të lirojë menjëherë marinarët ukrainas dhe anijet e sekuestruara dje. Bëjmë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje”.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg tha se përdorimi i forcës ushtarake nga Rusia nuk ka justifikim.

Situata mbetet delikate, pas vendimit të parlamentit ukrainas për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë. Ky vendim i kërkuar nga presidenti Petro Poroshenko i jep fuqinë ushtrisë të marrë kontrollin e vendit. Presidenti ukrainas tha se rreziku i një pushtimi territori, është tejet i lartë.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco