Lajmi i fundit

VIDEO/ Shkodër: Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

VIDEO/ Përfundon mbledhja e qeverisë Britanike, May: Projekt-drafti i Brexit është miratuar

VIDEO/ Përfundon mbledhja e qeverisë Britanike, May: Projekt-drafti i Brexit është miratuar

20:56, 14/11/2018
A+ Aa A-

Në një deklaratë pas takimit pesë orësh me kabinetin, Theresa May ka dalë në deklaratë për shtyp duke thënë se është rënë dakord për draftin e planit Brexit.

May tha se besonte që projekt-marrëveshja ishte "më e mira që mund të negociohej", shkruan Syri.net.

"Dhe unë me vendosmëri besoj me mendjen dhe me zemrën time se ky është një vendim që është në interesin më të mirë të gjithë Mbretërisë së Bashkuar", tha ajo.

May shtoi se plani është rezultat i "mijëra orë takimesh".

Theresa mund të vinte në dukje se marrëveshja do të vijë nën "shqyrtim intensiv", duke thënë se ajo është e vetëdijshme se "do të ketë ditë të vështira përpara".

Maji u largua pas deklaratës së saj, duke refuzuar të merrte pyetje. Ajo tha se do të bëjë një deklaratë në Parlament të enjten.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco