Trump-Putin, ja kur do të takohen dy presidentët

Trump-Putin, ja kur do të takohen dy presidentët

09:52, 16/06/2018
A+ Aa A-

Donald Trump ka deklaruar se brenda verës mund të zhvillojë njw takim me presidentin rus Vladimir Putin.

Trump ka fajësuar ish-presidentin Obama për prishjen e marrëdhënieve mes Amerikës dhe Rusisë, ndërsa ka shprehur simpati për stilin e Kim Jong Un.

Në një takim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka fajësuar parardhësin e tij Barack Obama për aneksimin që Rusia i bëri gadishullit të Krimesë.

‘Putin nuk kishte respekt për Obamën dhe Obama e humbi Krimenë’, ka thënë Trump.

Ai është shprehur se është më mirë që Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë me Rusinë sesa të ndërpresin për fare lidhjet me të.

Presidenti amerikan ka përsëritur gjithashtu thirrjen që Rusia të pranohet sërish në grupimin G7, që ishte G8 para se Moska të dëbohej pikërisht për shkak të ndërhyrjes në lindje të Ukrainës.

Deklarata e Trump për takimin vjen pas asaj të bërë më 10 qershor nga lideri rus, i cili  u shpreh i gatshëm të takohej me Trump kudo dhe kurdo që Shtetet e Bashkuara do të donin.

Por ajo për takimin me kreun e Kremlinit nuk ka qenë e vetmja deklaratë kontradiktore e shefit të Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shprehur njëfarë simpatie për qeverisjen e liderit koreano-verior, Kim Jong Un.

‘Ai është një kryetar shteti dhe kur flet të gjithë ulen dhe e dëgjojnë me vëmendje. Dua që populli im të bëjë të njëjtën gjë me mua’, ka thënë Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco